Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Drejtues Ardia Cipa, priti sot në një takim informues të rinj dhe nxënës të shkollës së Mesme të Përgjithshme “Ismal Qemali” në Tiranë.
Në kuadër të një projekti i nisur nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike dhe i mbështetur nga Projekti i Qeverisë Suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit nëpërmjet të cilit është vendosja e urave të partneritetit midis nxënësve të shkollave të mesme dhe nëntëvjecare dhe Policisë së Shtetit, në funksion të parandalimit të kriminalitetit në shkolla, parandalimit të përdorimit të lëndëve narkotike dhe rritjes së besueshmërisë ndaj policisë.
Ky projekt synon:
Informimin dhe edukimin i nxënësve me kulturën e denoncimit të kriminalitetit dhe bashkëpunimit me policinë e shtetit.
Krijimi i një modeli të institucionit arsimor, i cili bazohet në partneritetin polici-rini dhe përhapja e tij nëpëmjet medias në shkollat e tjera brenda territorit të Shqipërisë.
Garantimin e një mjedisi të sigurt në shkolla për nxënësit dhe mësuesit nëpërmjet krijimit të modelit të vendosjes së rendit nga vetë nxënësit.
Ndikimin në uljen e nivelit të kriminalitetit dhe uljen e përdorimit të lëndëve narkotike nga nxënësit brenda territorit të shkollës nëpërmjet seancave edukuese dhe informuese.
Minimizimin e mundësisë së mbajtjes së armëve në ambjentin shkollor.
Në mbarim të projektit mesazhi që duam ti japim gjithë shkollave të tjera për të ndjekur modelin që ne do lancojmë do të jetë “Shkolla, një vend më i mbikqyrur nga Policia” .
Në projekt mendohet të angazhohen nga dy klasa për secilën shkollë me përzgjedhje nga të tre vitet në gjimnaz dhe nxënës të klasave të 8-ta dhe 9-ta në shkollën nëntëvjecare, si dhe rreth 10 efektivë policie të policisë së rendit të cilët do të bashkëpunojnë me nxënësit për realizimin e aktiviteteve dhe do të monitorojnë nxënësit e shkollës, shkeljet e mbarvajtjeve të mësimit, vezhgimin e përdorimit te lëndëve narkotike duke kontribuar në parandalimin e krimit në shkolla.
Një pjesë të rëndësishme do të jetë edhe trainimet me ekspertë të njohur të fushës dhe hartimi i materialeve promocionale nga specialistë të jurispudencës pjesë e stafit të ISHSP. Misioni do të jetë “Partneriteti Polici-Rini në shkolla”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com