Çitaku:Ferizaj do ketë përkrahje në
integrimin e personave të rikthye

Çitaku:Ferizaj do ketë përkrahje në<br />integrimin e personave të rikthye
FERIZAJ- Mungesa e pronave komunale po u sjell problem komunave në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar ka thënë në Ferizaj, ministrja për Integrim, Vlora Çitaku. Ky konstatim, sipas saj ka ardhur pas takimeve që ka pasur me kryetarët e komunave të Kosovës, të cilët edhe ka ngritur këtë shqetësim.

U bë e ditur se komunat do ta kenë përkrahjen e Qeverisë, që një numër i pronave shoqërore të kaloj në menaxhimin e komunave, ngase mungesa e tyre po ndikon në zhvillimin e komunave.

"Diskutuam edhe për menaxhimin e pronës komunale dhe asaj që quhet pronë shoqërore. Një ndër vërejtjet që kam marrë nga të gjithë kryetarët e komunave që kam vizituar është mungesa e pronave komunale dhe unë e sigurova kryetarin që do të ketë mbështetjen e Ministrisë që unë drejtoj dhe Qeverisë së Kosovës, që një numër i konsiderushëm i këtyre pronave të kaloj në menaxhim të komunave, sepse mungesa e pronës ndikon edhe zhvillimin socio-ekonomik të komunave", theksoi ministrja Çitaku.

Pas takimit me kryetarin e Ferizajt, Muharem Sfarqa, ministja Çitaku, ka thënë se axhenda europiane është axhenda më konsensuale në Kosovë. Në këtë pikë, sipas saj, nuk ka dallime politike, ideologjike a po të natyrave tjera.

Çitaku është shprehur tejet e kënaqur me punën që ka demonstruar komuna e Ferizajt në përmbushjen e obligimeve krahas procesit të riintegrimit të personave të riatdhesuar. Çitaku ka thënë se vitin e kaluar në komunën e Feizajt janë riatdhesuar 367 persona dhe shumica prej tyre kanë përfituar nga fondi për integrimin e personave të riatdhesuar.

"Unë pres që ky lloj bashkëpunimi të vazhdoj. Po ashtu i solla kryetarit CV-it e bursistëve të rinj të cilët kanë përfunduar shkollimin e lartë në vendet e BE-së dhe tani ata janë të obliguar që të punojnë për institucionet e Kosovës. Shpresoj që në mesin e tyre të ketë të rinj edhe nga Ferizaj, të cilët do të mund të ishin në shërbim të forcimit të kapaciteteve të administratës të komunës që ju drejtoni", ka thënë Çitaku.

Për më tepër, ministrja Çitaku ka shtuar se me kryetarin Sfarqa është biseduar edhe për mënyrat më të mira për përftimin nga fondet e KE-së për zhvillimin e komunave .

Në anën tjetër kryetari i Ferizajt, Muharem Sfarqa, ka thënë se komuna e Ferizajt, po bën përpjekje maksimale për riintegrimin e këtyre personave, duke përmendur edhe problemet të cilat janë shfaqur si pasojë e mungesave të ndryshme infrastrukturore dhe mungesave të adaptimit të këtyre personave.

"Për fat të keq pesë prej tyre sërish kanë marrë rrugën e mërgimit, por është fat që na gëzon që në katër raste ne kemi bashkëpunuar dhe kemi përkrahur iniciativat për projekte në bizneset e tyre. Vetëm në vitin 2014 janë riatdhesuar 7 persona , pesë ashkali dhe dy shqiptar. Gjithësi ne do të punojmë që të jemi pjesë e të gjitha proceseve për riatdhesimin e qytetarëve tanë të cilët sa më shumë që të lëvizin jashtë Kosovës vështirësojnë procesin e integrimit të Kosovës në BE", ka thënë Sfarqa.

Kryetari Sfarqa e ka vlerësuar përkrahjen e ministres Çitaku në themelimin edhe të Drejtorisë për Integrime, por që në të njëjtën kohë ka kërkuar edhe themelimin edhe të një drejtorie për diasporën.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike