PRISHTINE - Punësimi në Beograd i ish-Prokurorit kryesor i EULEX-it për ndjekjen e krimeve të luftës në Kosovë, Mauricio Salustro, po vazhdon të komentohet në forma të ndryshme në Kosovë.
Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku, ka shkruar një status në 'Facebook', duke thënë se punësimi i Salustros në Beograd i duket e tepërt për tu quajtur rastësi.
"Ish prokurori I EULEX Salustro fillon punën ne Beograd si këshilltar i Prokurorisë se Serbisë! Pak tepër për të qenë rastësi!", ka shkruar ajo në Facebook.
Ndërkohë, Salustro ka qenë prokurori kryesor i ndjekjes së ish-luftëtarëve të UÇK'së. Pothuajse të gjitha rastet i ka humbur në mungesë të provave.
Prokurori italian më shpesh është përballur me Fatmir Limajn, i cili është shpallur i pafajshëm për "Rastin Kleçka".
(Marrë nga "Zëri")
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com