Çizme,flakadanë dhe protesta,
Rama zbulon qëllimin e PD-LSI

Çizme,flakadanë dhe protesta,<br />Rama zbulon qëllimin e PD-LSI<br>
Kryeministri Edi Rama ka komentuar seancën e fundit plenare për 2017, e cila u shoqërua me protesta dhe hedhje flakadanësh nga opozita, teksa u zgjodh kryeprokurorja e re e përkohshme.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama tha se qëllimi i vetëm i opozitës për të krijuar këto trazira është kundërshtimi i Reformës në Drejtësi. Sipas tij, opozita është rikthyer sërish në çadër me të njëjtat kërcënime dhe me po të njëjtin qëllim, atë të moslejimi të Reformës në Drejtësi.

“Nënvizoj me keqardhje se pas kalimit me sukses të një mali të lartë të ngritur artificialisht në rrugën e Shqipërisë, duke kërcënuar transformimin e procesit zgjedhor në një proces të cunguar rëndë për shkak të mos pjesëmarrjes së opozitës, u gjendëm përballë akuzës se ne e kemi shkelur marrëveshjen dhe jemi në kushtet kur opozita e konsoliduar si një kamp kundër reformës në drejtësi, PD dhe LSI, janë rikthyer në çadër. Janë rikthyer me të njëjtat kërcënime dhe me të njëjtin qëllim: mos lejimi i çuarjes përpara të reformës në drejtësi. Ajo çka seanca e fundit e Kuvendit për 2017 nxori në pah me ngjyra të forta dhe me kërcitje të mëdha ishte pikërisht shprehja më kulmore e dëshpërimit”, tha Rama.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit