Çizmja e Kryemadhit, Meta: E
papranueshme, s'mbaj përgjegjësi

Çizmja e Kryemadhit, Meta: E<br />papranueshme, s'mbaj përgjegjësi<br>
Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si të papranueshme sjelljen e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në seancën për zgjedhjen e Kryeprokurores së re. Meta tha se janë dy tipa të ndryshëm, ndërsa fakti që është bashkëshortja e tij nuk do të ndikojë në vendimet në Presidencë.

“Ajo ka bërë një zgjedhje dhe mban vetë përgjegjësi dhe para rregullores së Kuvendit dhe ligjeve të vendit dhe opinionin publik. I vetmi person për të cilin mbaj përgjegjësi është Era.

Ne jemi dy tipa të ndryshëm dhe këtu nuk është çështja si mendoj unë si bashkëshort, por si President, gjëra të tilla janë të papranueshme. Presidenti nuk ndikohet as nga bashkëshortja dhe nga askush në vendimet e tij. Gruaja mund të ndikojë në vendimet për arredimin e shtëpisë, por për vendimet e tjera është e pamundur’ tha ai në Opinion. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit