Fati i Marrëveshjes për normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është zbatimi i saj i plotë.
Një histori e treguar fare shkurt dhe thjeshtë, do të thoshte kështu (për shembull): Në qershorin e vitit 1999, Kosova doli nga Serbia (ku nuk do të duhej të ishte kurrë), ndërsa Veriu i Kosovës doli nga Kosova. Jetuam me këtë realitet që prej vitit 1999, të gjithë ne, duke u munduar ta ndryshojmë atë në të gjitha mënyrat, pa mbërri asnjëherë në cakun e dëshiruar. Në shkurtin e vitit 2008, Kosova u bë shtet i pavarur, me tërësinë territoriale dhe kufijtë që nuk lanë vend për dyshim për fatin ligjor të Veriut të Kosovës, por integrimi i kësaj pjese nuk ndodhi në ndërkohë. Kjo gjendje në Veri, pastaj, herë u kualifikua si ‘konflikt i ngrirë’, herë si burim i mundësive për ndarjen territoriale të Kosovës apo edhe shkëmbim territoresh, ndërsa vazhdimisht, Veriu ishte vatër e tensioneve të shumta politike dhe të sigurisë. Por kryesorja, asnjëherë rendi dhe ligji nuk arriti ta kalojë lumin Ibër, asnjëherë kjo pjesë nuk u integrua ashtu siç do të duhej, në Republikën e Kosovës.
Pas korrikut të vitit 2011, u kuptua prej të gjithëve, që Serbia është në Veri të Kosovës, që ajo asnjëherë nuk është larguar (në fakt) prej Veriut, ndërsa prania e saj është në kundërshti me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimi, me Raportet e Komisionit Evropian (2011, 2012), dhe me Konkluzat e Këshillit të Ministrave të BE-së (dhjetor, 2012).
Kur dihet çfarë ka ndodhë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), në korrik të vitit 2010, mund të konkludohet që në aspektin legal (vendor dhe ndërkombëtarë), dhe në atë politik, Kosova tash e sa vjet e ka fituar betejën për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe për legalitetin e bërjes së shtetit. Në aspektin praktik, kjo nuk ka qenë e mundur deri më tash.
A do ta mundësojë këtë Marrëveshja e Parë e Parimeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila u arrit me 19 prill, në Bruksel?
Përgjigjet e shpejta, të cilat shquhen me një Po dhe me një Jo kategorike, janë shprehje që objektivisht, janë të ngutura dhe politikisht të anuara.
Deri tash ka qenë Zi, tash e tutje do të jetë Bardh. Kështu disi duket kjo skemë e thjeshtësimit të plotë politik.
E rëndom, në politikë, ngjyra që më së miri i ri përshkrimit të një dukurie është ajo e hirta. Nëse ajo pastaj anon kah e bardha, kjo është shenjë që gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Dhe anasjelltas.
Politika është dyzim i vendimit dhe i procesit të jetësimit a zbatimit të tij. Dhe pa jetësimin e atij vendimi, ai (vendimi), si i tillë, nuk ka fare vlerë apo peshë. Po natyrisht, nuk ka implementim pa pasë vendim të njëmendtë.
Në rastin e Veriut të Kosovës, të dialogut politik në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë i cili synon hyrjen në fazën e paparë në historinë shqiptaro-serbe dhe të atyre në mes të Kosovës dhe Serbisë, vendimi ka ndodhë, pikërisht me këtë Marrëveshje. Siç është parë tashmë, janë lexuar shumë interpretime të përmbajtjes së saj, rëndom duke u përqëndruar në një detal, duke e bërë atë një burim të kontesteve tashmë ekzistuese politike të ‘tensionit të lartë’, rrallëherë duke u përpjekur për ta kuptuar dhe për ta lexuar atë në kontekstin politik të kohës sonë. Mbase, gjërat e tilla, leximet e kësisojta, tensionimet politike, janë të pashmangshme në këto raste. Kjo është politika, e cila në thelbin e saj ka përplasjen dhe organizimin e zgjedhjes së problemeve të një shoqërie, dhe të raporteve në mes të dy vendeve, duke përfshirë këtu edhe Rendin Ndërkombëtarë. E në rasti e kësaj Marrëveshjeje, në fakt, që të tri këto dimensione të politikës janë brenda saj: Zgjidhja e temës së Veriut të Kosovës, raportet midis dy shteteve, në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe pozicioni ndërkombëtarë i Kosovës, apo fati i integrimit të Kosovës në BE.
Me Marrëveshjen në fjalë, krijohen mundësitë ligjore dhe politike për integrimin e Veriut të Kosovës pa dëmtuar, legalisht dhe politikisht shtetin e Kosovës.
Sidoqoftë, tash i vie koha qëndrimit i cili ndryshe është i njohur për të gjithë ne, qofshim politikanë apo qytetarë të Kosovës. Ky qëndrim na flet për dyshimet e bazuara, fatkeqësisht, shumë herë të provuara si fakte historike dhe politike, sipas të cilave del që jetësimi i kësaj Marrëveshjeje është çështje e hapur, e paqartë, e panjohur, së paku në rrethanat e tanishme.
Dihet, përndryshe, që Serbia nuk do ta merr datën me 28 qershor (të këtij viti), për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE, poqëse nuk ndodhë zbatimi i Marrëveshjes, së paku në segmentin më të rëndësishëm të sigurisë (zhbërja e strukturave të sigurisë të Serbisë në Kosovë).
Poashtu, dihet që së shpejti, brenda pak ditësh, duhet të përgatitet edhe Plani për jetësimin e Marrëveshjes, nga Zyra e Ashton-it, i cili duhet të dakordohet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Megjithatë, do të ishte gabim (i cili shfaqet fillimisht në trajtë të iluzionit), të mendohet që ndryshimi rrënjësor i gjendjes në Veri të Kosovës, i cili njeh gradualitetin që mbërrinë kulmin me legjitimimin e udhëheqësisë në katër komunat me shumicë serbe në këtë pjesë të Kosovës, do të ndodhë pa pengesa dhe probleme të mëdha, pa tensione të të gjitha llojeve.
Ato mund të adresohen si duhet, për të mbërritë tek caku i synuar (i integrimit të plotë), vetëm nëse do të ketë partneritet politik dhe organizativ në mes të Prishtinës dhe Perëndimit, i cili do t’ia pamundësojë Beogradit që ta dëmtojë pariparueshëm këtë Marrëveshje.
Ndërsa fati i kësaj Marrëveshjeje është zbatimi i saj i plotë.
Nga Blerim Shala
/Shqiptarja.com