Çmenduri në Londër, Arsenal-
Liverpool 3-3, humb Atletico

Çmenduri në Londër, Arsenal-<br />Liverpool 3-3, humb Atletico<br>
Spektakël në Londër në ndeshjen e parë të javës së 19-të mes Arsenal dhe Liverpool. Kjo përballje ka qenë një çmenduri që ka përfunduar me 6 gola ku 4 prej tyre janë shënuar në 6 minuta dhe nga një pikë për secilën skuadër.

Dueli në “Emirates” u mbyll në barazim 3-3. Në pjesën e parë të takimit kanë qenë më mirë të kuqtë që shënuan me Coutinho në minutën e 25-të ndërsa në fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe goli i dytë me egjiptianin Salah. Por më pas Liverpool fiket dhe topçinjtë e Londrës përmbysin gjithçka në 4 minuta falë golave të Sanchez, Granit Xhakës dhe Ozil në minutat 54,56 dhe 58-të.

Fjalën e fundit në këtë duel të çmendur e kishte Firmino që barazon në minutën e 70-të dhe vendos rezultatin përfundimtar 3-3. Në klasifikim mbetet çdo gjë si më parë me Liverpool në vend të katërt dhe Arsenal i pesti. Sot luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 19-të të Premier league dhe siparin e mbyll Leicester-Manchester United.

Ndërsa në Spanjë Atletico Madrid është mundur 1-0 nga Espanyol dhe shpërdoron një mundësi të mirë për t’iu afruar edhe më shumë Barcelonës kryesuese. Vendimtar ishte goli i shënuar dy minuta nga fundi me autor Sergio Garcia.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal