Kur dëgjohen lajme të tilla gjëja e parë që duhet vërtetuar është serioziteti i klubit që e propozon, por këtu qëndron edhe më e bukura. Serioziteti i ofertës është maksimal, pasi ajo nuk bëhet nga asnjë klub por nga vetë kreu i partisë në pushtet. Është vetën sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste, Xi Jinping që po merret personalisht me këtë çështje.
Drejtuesi i lartë kinez ka si objektiv që me sjelljen e Ibrahimovic në Kinë të promovojë futbollin dhe të rrisë popullaritetin e këtij sporti në Kinë. Edhe më i çuditshëm është fakti se edhe nëse Ibra pranon ofertën nuk dihet se në cilin klub do të luajë, pasi sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste do të vendos më pas se kujt klubi do t’ia fali yllin e madh të futbollit botëror. Ibrahimovic në fund të këtij sezoni mbetet i lirë, pasi i skadon kontrata që ka me francezët e PSG dhe ai ka deklaruar se kërkon të largohet.
Shumë klube të mëdha europiane i janë ofruar, por kjo ofertë e çmendur nga Kina vështirë se mund të refuzohet. Ka pak kohë që klubet kineze po derdhin shuma marramendëse për të ofruar në kampionatin e tyre yjet e futbollit botëror. Vetëm në merkaton e janarit janë hedhur gjithsej 336 milionë euro nga klubet kineze për të marrë yje si Lavezzi, Ramirez, Gervinio, Jakson Martines etj.