Në një shkollë një maturant, tentoi të instalonte wireless, por nisma nuk i eci për shkak të dedektorit  
 
Në një shkollë tjetër teza e zgjidhur ishte te roja i shkollës
 
Në Sarandë një nxënësje, që e kishte futur tezën e zgjidhur poshtë fundit, i ra teksa po e kontrollonin
 
Një maturant, e futi celularin e tij në këpucë duke i shpëtuar kontrollit, por hileja nuk i eci, pasi ishin vënë në punë zhurmuesit
 
Në gjimanzet e rretheve, prindërit rrinë në gadishmëri, marrin tezën, paguajnë mësues që ta zgjidhin dhe më pas ua dërgojnë fëmiëve të tyre që janë brenda
 
Në disa raste teza ka përfunduar edhe tek të afërmit e maturantëve që janë në Italia a Greqi duke u kërkuar që tua zgjidhin