Çmim për arbitrin më të mirë të vitit
e zgjedhin trajnerët dhe kapitenët

Çmim për arbitrin më të mirë të vitit<br />e zgjedhin trajnerët dhe kapitenët<br>
Komiteti i Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e tij të përmuajshme. Ndër pikat e diskutimit në unanimitet vendosi që klubet e Kategorisë Superiore të përzgjedhin mes tyre me proces votimi edhe arbitrin më të mirë të vitit 2017.

Do të jenë trajnerët dhe kapitenët e skuadrave të Kategorisë Superiore, të cilët përveç lojtarit më të mirë që zgjedhin çdo vit, këtë radhë do të përzgjedhin edhe arbitrin më të mirë.

Atyre do tu shkojë lista përkatëse me 18 arbitrat përkatës dhe ata do të përzgjedhin kë mendojnë edhe bilbilin më të mirë për vitin 2017. Ky është një çmim që do të vendoset nga trajnerët dhe kapitenët vetëm të Superiores. Një çmim i tillë aplikohet në jo pak vende.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal