Çmimet 2011, ç'ndikim
patën mbi familjet
Krahasuar me dhjetorin e një viti më parë, norma e inflacionit është 1.7 për qind. Ndërkohë, mallrat e konsumit më të madh në shportën e konsumatorit janë shtrenjtuar gjatë 2011-ës tri herë krahasuar me inflacionin mesatar.
TIRANE- Nga të dhënat e INSTAT-it, del se inflacioni mesatar për vitin e kaluar, në masën 3.3%, ka mbetur brenda parametrave optimalë, të synuar nga Banka e Shqipërisë, që janë 2-4 për qind. Por, ndërkohë që perimet janë ulur, buka është shtrenjtuar nga janari deri në fund të dhjetorit 12.2 për qind, vajrat dhe yndyrnat 10.8 për qind dhe sheqeri me nënproduktet 9.8 për qind. Rritje e ndjeshme është shënuar vjet edhe në tarifat e shërbimeve spitalore e medikamentet, shërbimeve ndaj mjeteve personale të transportit, etj.
"Në muajin dhjetor të vitit 2010 rritja e çmimeve ishte 2.2%, pra rreth 1.2% më e lartë se në vitin 2011. Në dhjetor të 2010-ës çmimi i zarzavateve shënoi një rritje prej 27%, ose rreth 2 herë më shumë se këtë vit. Po kështu edhe çmimet në nëngrupin fruta. Rritja në muajin dhjetor të vitit 2010 ishte rreth 2 herë më e lartë."- deklaroi përfaqësuesja e INSTAT-it. Instituti i Statistikave konstaton se, gjatë periudhës së festave të fundvitit, rritja e çmimeve ka qenë normale, e ndikuar nga shtimi i kërkesës dhe jo abuzive si vitet e mëparshme. Me këto deklarata komentuese, ky institucion shpreh, siç ndodh në mënyrë të përsëritur tashmë, vlerësime pozitive ndaj punës së administratës, duke lënë të kuptohet se Bashkia e Tiranës ka qenë ajo që ka bërë të mundur frenimin e spekulimeve në tregun më të madh të vendit, ndonëse qytetarët kanë konstatuar të kundërtën dhe, nga ana tjetër, një gjë e tillë nuk është detyrë e pushtetit vendor.
Në shkallë mujore, nga nëntori deri në dhjetor, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkolike" shënoi një rritje prej 2.3 përqindësh. Brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 14.6 për qind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Çmimet në shkallë mujore janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit te ushqimeve, si "fruta" me 2.3 për qind, "qumësht, djathë e vezë" 1.3 për qind, "peshk" 1.0 për qind etj.
Indeksi i grupit "Pije alkolike dhe duhan" shënoi një rritje prej 0.5 përqind, por në shkallë vjetore rritja është 12 për qind për alkolin dhe 19 për qind për duhanin. Edhe indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" ka shënuar një rritje minimale në dhjetor, ndërkohë që për vite me rradhë ai ka shënuar vetëm ulje çmimi.
Gjatë muajit dhjetor çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.1 për qind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 0.3 për qind.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6136
Lajme të tjera
-
Luajti me klubet e mëdha të Europës, Bojan Krkic lë futbollin në moshën 32-vjeçare
23 Mars, 15:59
-
'Blindohet' Napoli, autoritetet frikë nga huliganët! Luhet sot Itali - Angli
23 Mars, 15:49
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përmbyset kamioni, ndërron jetë shoferi
23 Mars, 15:45
-
Aksion simbolik në Kosovë, partia opozitare shkruan 'mesazhin' mbi makinën e kryetarit të Kuvendit
23 Mars, 15:38
-
Dy gjimnazistë që konsumojnë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një cigare e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra
23 Mars, 15:29
-
Punonin si agjentë të fshehtë për Izraelin, Irani dënon me vdekje 5 persona! Mes tyre edhe një grua
23 Mars, 15:11
-
Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti
23 Mars, 14:58
-
KAS e rrëzoi sërish, Berisha: Merr urdhra nga Edi Rama
23 Mars, 14:54
-
Balla i përgjigjet Berishës: Një gjë të mirë po bën Këlliçi për fushatë që s’po të shfaq ty! T’i duhet të jesh para drejtësisë për abuzimet me energjinë
23 Mars, 14:53
-
Vizita në Britani të Madhe/ Rama takim me kryetarin e Kuvendit
23 Mars, 14:50
-
Veliaj nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet
23 Mars, 14:43
-
Dy gola në transfertë, Shqipëria U-19 fiton në Maltë
23 Mars, 14:41