Çmimet abuzive, Bashkia
Kontrolle në tregje

Çmimet abuzive, Bashkia<br />Kontrolle në tregje
TIRANË – Bashkia e Tiranës nisi sot kontrollin në tregjet publike në Tiranë lidhur me çmimet e produkteve ushqimore. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake ishin sot në tregun me shumicë në “Uzinën Dinamo”. Në mbështetje të aksionit ishte sot edhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve të cilët ka ushtruar kontrolle të shitjes me shumicë dhe pakicë e produkteve të shportës por edhe fruta-perimeve. Sipas deklaratës zyrtare të bashkisë së Tiranës, pikat e shitjes me shumicë kishin afishuar listën e çmimeve si dhe tregtonin mallrat të shoqëruara me fatuarat tatimore.

KONTROLLI NË TREGJE
Task Forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimi në të gjitha tregjet me shumicë dhe pakicë si dhe supermarketet e Tiranës. Në mënyrë të përditshme merret informacion mbi çmimet dhe luhatjen e tyre. Bashkia e Tiranës bën të ditur se për çdo rast abuzimi me çmimet do të merren të gjitha masat siç parashikohen në ligj sikundër emrat e subjekteve dhe drejtuesve të tyre do të bëhen publik në media.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme