TIRANË - Task-forca e Bashkisë së Tiranës vijon kontrollin e përditshëm në të gjitha tregjet e Tiranës. Nënkryetari Edmond Panaritin dhe kreu i Agjencisë për Mbrotjen e Konsumatorëve, Geron Ibrahimi së bashku me Drejtorinë e Tatim Taksave dhe Policinë Bashkiake inspektuan nga afër situatën në tregun pranë ish Uzinës Dinamo. Kreu i AMK-së paralajmëroi bizneset që rrisin abuzivisht çmimet, se do të kenë si referencë për të paguar tatimet për muajt e ardhshëm të vitit tjetër, çmimet që vendosin këtë funditvit.
“Deri tani ne jemi fokusuar kryesisht në tregjet e shumicës, për ta ndaluar problemin që në burim por nga dita sotme dhe në vijim, ne do të kemi në monitorim edhe tregjet e vogla të minibashkive të kryeqytetit”, tha ai.