Intesa San Paolo Bank Albania garanton fituesit për dhënien e shumës së deklaruar. “Sido që të ndodhë çmimet do të jepen dhe nuk mund të ndahen ose të deklarohen të pamundura”, shkruhet në deklaratën zyrtare të saj.
Çmimet janë këto:
Vendi i Parë 5000 Euro
Vendi i Dytë 3000 Euro
Vendi i Tretë 2000 Euro
Vendimet e Jurisë do të jenë të parevokueshme. Çmimet do jenë Financiare ose Bursa Studimi në Institucione të njohura të Artit në Itali. Çmimet (1, 2, 3) duhet t’i japin gjithashtu organizuesit të drejtën për t’i përdorur dhe shfaqur publikisht pikturat ose t’i kopjojë ato për qëllime të promovimit të konkursit të përvitshëm Live ART për Artistët e rinj shqiptarë mundësuar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Pikturave që u jepet Çmimi - duhet të bëhen pronë e koleksionit të artit të Intesa Sanpaolo Bank Albania në datën kur publikohet vendimi i Jurisë.
Njëzet e pesë pikturat e përzgjedhura duke përfshirë punët fituese të tre Çmimeve të mëdha, për të rritur shikueshmërinë e eventit do shfaqen publikisht në disa Galeri Arti brenda vendit ( Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Durrës), do të publikohen në katalogun e konkursit dhe në galerinë virtuale të faqes së internetit www.intesasanpaolobank.al dhe konkursit www.liveart.al.
Për qëllime të prezantimit të konkursit dhe veprave pjesëmarrëse në të, autorët, në momentin e aplikimit i japin të drejtën organizuesit të përdorë për shfaqje në publik, punët origjinale ose kopje të tyre brenda territorit të Shqipërisë si dhe në Republikën Italiane, pa kërkuar asnjë shpërblim.
(bm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com