Nën prezantimin e mezosopranos Vikena Kamenica dhe aktorit Artan Imami në ambientet eTKOB janë ndarë me radhë çmimet e kategorive të ndryshme ku fitues të mbrëmjes kanë qenë:
Aktorja më e mirë -Eriona Kakeli
Aktori më i mire- Arben Dërhemi, i cili "mundi" në këtë kompeticion edhe aktorin e njohur Robert Ndrenika.
Regjia e teatrore më e mire- Sesilia Plasari
Libri Studimor i Vitit-Dhurata Shehri
Filmi shqiptar -“Lindje-Perëndim-Lindje nga Gjergj Xhuvani,
Artisti Pamor- Adrian Paci
Interpretuesi lirik i vitit -Armando Likaj
Instrumentisti i vitit- Ermir Abeshi
Albumi Muzikor i vitit- Dren Abazi
Libri Artistik -Besnik Mustafaj
Përkthyesi i Vitit- Donika Omari
Një nga risitë e këtij viti ishte dhe ndarja e çmimeve speciale Kult për artistë nga Kosova, Maqedonia etj, duke synuar krijimin e një skene të përbashkët kulturore me përballje më cilësore, këmbim vlerash e pasurim të ndërsjelltë mes të gjitha trevave shqipfolëse. Ndër personazhet që u nderuan me këto cmimi ishin, Pirro Milkani, Arta Dobroshi, Luan Starova, Sabri Hamiti etj.
Çmimi special për përkthimin – Guljem Deda
Çmimi special për librin artistik- Luan Starova
Çmimi special për instrumentistin-Petrit Çeku
Çmimi special për librin studimor-Sabri Hamiti
Çmimi special interpretuesi më i mirë-Ylber Gjini
Çmimi special për artet pamore-Sislei Xhafa
Çmimi special për aktorin- Arta Dobroshi
Çmimi special për kinematografinë-Pirro Milkani
Në këtë edicion ishin të pranishëm figura të shumta të cilët spikasnin gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Eventi u shoqërua edhe nga performanca të shumta artistike nga emra si tenori Kastriot Tusha, Armaldo Kllogjeri, Elhaida Dani etj.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)