Duket se çmimi global i naftës edhe për një kohë të gjatë, do të vazhdojë të qëndrojë në nivelet më të ulta historike. Christoph Frei, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Botëror të Energjisë thotë se çmimi i naftës nuk pritet të shkojë aty ku ka qenë 18 muaj më parë. Çmimi i naftës sipas Këshillit Botëror të Energjisë mund të variojë mes 40-60 dollarë për fuçi, përgjatë të gjithë vitit 2016.