Çmimi i energjisë, Basha: Vajmedet
Rama, një gënjeshtar patologjik!

Çmimi i energjisë, Basha: Vajmedet<br />Rama, një gënjeshtar patologjik!
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çmimin e ri të energjisë elektrike, duke e cilësuar shefin e qeverisë shqiptare një gënjeshtar patologjik, që beson se mund të mashtrojë gjithnjë qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kreu i demokratëve, shprehet se çmimi i ri i energjisë ka ndryshuar nga 7.7 në 9.5 lekë/këh, ndëresa siç shprehet ai, referuar kryeministrit Rama, vajmedet thotë jo.

Por sipas Bashës edhe mashtruesit më ordinerë nuk luftojnë dot kundër fakteve të tyre. Dhe për kreun e PD,  çmimi i ri i energjisë do të sjellë vetëm varfëri dhe papunësi për qytetarët shqiptarë.

“Cmimi i energjisë u rrit nga 7.7 në 9.5 lekë per familjaret. Pa llogaritur ketu edhe 20 perqind TVSH! Ky eshte sot nje fakt zyrtar. Vajmedeti thote jo, mos besoni. Edhe mashtruesit me ordinere nuk luftojne dot kunder fakteve te tyre. Duhet te jesh genjeshtar patologjik te besosh se mund t'jua hedhesh njerezve perhere. Papunesi, varferi, rritje taksash, rritje cmimesh, kjo eshte qeverisja Rama-Meta. Durimi i shqiptareve ka nje kufi. Po vjen koha t'i tregojme sharlataneve vendin, si kudo ne boten e qyteteruar.” shkruan Basha

basha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)