Çmimi i naftës në Europë,vetëm në
Shqipëri e Ukrainë ka pësuar rritje
Muajin e fundit, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, së bashku me Ukrainën, në të cilat u rrit çmimi i naftës. Rekordin negativ e konstaton “autotraveler.ru”, një faqe ruse interneti e cila publikon në mënyrë periodike, dy herë në muaj, çmimet me pakicë të karburanteve në të gjithë Europën. Sipas të dhënave, në të gjitha shtetet e tjera çmimi i karburanteve është ulur.
Muajin e fundit, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, së bashku me Ukrainën, në të cilat u rrit çmimi i naftës.
Rekordin negativ e konstaton “autotraveler.ru”, një faqe ruse interneti e cila publikon në mënyrë periodike, dy herë në muaj, çmimet me pakicë të karburanteve në të gjithë Europën. Sipas të dhënave, në të gjitha shtetet e tjera çmimi i karburanteve është ulur.
Më konkretisht, sipas të dhënave nga kjo faqe, nga 1.29 euro për litër, që ishte në mes të korrikut, çmimi i naftë në Shqipëri arriti 1.32 euro për litër në fillim të gushtit. Ndërkohë që, nga 1 gushti e deri më tani, çmimi i karburanteve në tregun vendas ka mbetur i pandryshuar, ndërkohë që siç tregon tabela thuajse në të gjitha vendet e tjera është ulur.
Rënia dramatike e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare dhe mosreflektimi i tij në tregun e brendshëm, si pasojë e taksave të larta, por edhe abuzimeve të tregtarëve, e ka ngjitur Shqipërinë në majën e vendeve me çmimin më të lartë të karburanteve.
Aktualisht, në pikat me pakicë, një litër naftë shitet nga 184 deri në 187 lekë, ose afro 1.3 euro. Sipas “Fuel Prices Europe”, kjo e ngjit Shqipërinë në vendin e tetë në Europë me çmimin më të lartë të naftës, duke lënë pas shumë ekonomi të zhvilluara me të ardhura për frymë disa herë më të larta.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48