Çmimi i ri i energjisë, Berisha: Gjobë
masive që iu vihet gjithë shqiptarë

Çmimi i ri i energjisë, Berisha: Gjobë<br />masive që iu vihet gjithë shqiptarë
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar çmimin e ri të energjisë elektrike nga ERE katastrofike. Ai tha se ERE kishe në plan që në 1 janar të 2015 të ulte çmimin, por kjo nuk reazliohet për shkak se po mbyllet gropa e CEZ.  Berisha tha se ky çmim dhe heqja e fashës mbrojtëse është lehtësim për ata që harxhojnë mbi 1000 kilovat/orë dhe varfërim për 75 % e shqiptarët që ishin të mbrojtur nga fasha.

“Ky çmim është 25 % rritje, rritje katastrofale. Tmerrësisht e rëndë për qytetarët shqiptarë. Është e pamotivuar. ERE në 1 janar 2015 duhet të fillonte uljen e çmimit, pse ERE nuk fillon uljen? Sepse është gropa e CEZ-it. Lekët do të shkojnë për të shlyer lekët që CEZ ia u rrëmbeu ndërmarrjeve të Shqipërisë. Edi Rama iu tha shqiptarëve 4 muaj rresht se nuk do të ketë rritje. Lehtësim për ata që harxhojnë mbi 1000 kilovat/orë dhe varfërim për 75 % e shqiptarët që ishin të mbrojtur nga fasha. Çmimi është më i lartë se në gjithë rajon. Kjo është një gjobë masive që iu vihet qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Berisha.  




Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)