Çmimi i ujit, ish-nënkryetari i bashkisë:
ERRU i bën fresk politikës

Çmimi i ujit, ish-nënkryetari i bashkisë:<br />ERRU i bën fresk politikës<br>
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi sot çmimet e reja të ujit të pijshëm për Bashkinë e Tiranës. Pas kësaj ka reaguar ish-nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo, sipas të cilit çmimi i ujit u rrit në mënyrë të çuditshme. Bozdo thekson se do të mjaftonte reduktimi i humbjeve në rrjet të UKT për të mos rritur çmimin, por madje, shton ai, mund të ulej.

Reagim i ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo

ERRU çuditërisht vendos të rrisë çmimin e ujit në Tiranë. Pavarësisht se UKT i ka humbjet në rrjet mbi 70%. Do të mjaftonte reduktimi i këtyre humbjeve që çmimi jo vetëm të mos rritej, por madje të ulej. ERRU, si rregull, duhet ta detyrojë UKT më parë të ulë humbjet. Por ERRU i bën fresk politikës së ditës, jo qytetarëve.

Në qoftë se UKT do kishte një plan biznesi serioz, çdo bankë do ta financonte, pa pasur nevojë të rritet aspak çmimi ujit.

P.S. Ndërkaq Veliaj ka dy vjet që mburret se e ka përmirësuar ndjeshëm menaxhimin e UKT. Por qartazi gënjen!

Me sa duket, do ta japin me koncesion. Por më parë po e kthejnë në fitimprurëse....sigurisht me lekët tona.

Me tarifat e reja, të cilat hyjnë në fuqi në datën 1 janar 2018, uji i pijshëm rritet nga 45 lekë për m3, në 65 lekë/m3. Çmimi i ujit për bizneset ishte 135 lekë, ndërsa me tarifën e re, nga 1 janari 2018 do jetë 155 lekë/m3. Ndërsa për furrat e bukës do jetë 95 lekë për metër kub. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit