Çmontimi i çadrës monitorohet
nga shefat madhorë të policisë

Pas arritjes së marrveshjes mes Qeverisë dhe Opozitës për hyrjen e kësaj të fundit në parlament dhe në zgjedhje, ka filluar dhe çmontimi i çadrës e cila qëndronte para kryeministrisë prej më shumë se tre muajsh.

Përpos forcave policore që gjenden në bulevard dhe vazhdojnë monitorimin siç kanë bërë prej më shumë se 90 ditësh, para kryeministrisë ndodhen dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtori i Policisë Rrugore Ardi Veliu, të cilët po monitorojnë heqjen e çadrës nga bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Prej disa orësh ka filluar çmontimi i çadrës së Opozitës dhe lirimi i bulevardit i cili është një arterie kryesore e qarkullimit në Tiranë.

[gallery]22332[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive