Çollaku: Rama ende s'ka shkelur në
Uashington, SHBA mbështet Bashën

Çollaku: Rama ende s'ka shkelur në<br />Uashington, SHBA mbështet Bashën
Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, e cilëson vizitën e Lulzim Bashës në Uashington si dëshmi të mbështetjes së qartë amerikane për opozitën shqiptare.  
 
Çollaku shkruan në Facebook se kjo vizitë e kryetarit të PD, ndodh në një kohë kur kryeministri aktual Rama ende nuk ka shkelur në Uashington DC.
 
Mbështetje e qarte amerikane për opozitën dhe PD. SHBA si gjatë gjithë historisë së re të demokracisë në Shqipëri kanë parë te Partia Demokratike, aleatin e qëndrueshëm vizionar dhe besnik. Partia Demokratike siç ka treguar gjatë këtyre viteve me vepra dhe qëndrime sheh të SHBA aleatin e kryesor dhe te provuar strategjik. Fakti i sotëm nuk ka nevojë për komente apo analiza. Tre vite pas zgjedhjeve 2013. Lulzim Basha, kryetar i PD dhe lider i Opozitës takim në nivel të lartë në Departament te Shtetit dhe Shtëpi të Bardhë. Edi Rama, kryeministër dhe shef i maxhorancës Rilindase…ende nuk ka shkelur ne Washington DC. Partia Demokratike garanton se nesër në qeverisje politika e saj e jashtme do të mbështetet totalisht në këtë aleancë strategjike me SHBA, aleancë nga e cila Shqipëria e Kombi Shqiptarë ka parë vetëm të mira dhe ka përcaktuar sukseset dhe arritjet tona shtetërore e kombëtare”, shkruan Çollaku në Facebook.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv