TIRANË - "Ne mund t'i japim leksion Greqisë dhe BE-së për harmoninë ndërfetare. Pretendimi i zv/ministrit të Jashtëm grek është i pabazë".
Ky ka qenë thelbi i reagimit të zv/ministrit të Jashtëm shqiptar, Kreshnik Çollaku pas deklaratës së homologut të tij, zv/ministrit të Jashtëm grek, D. Kurkulas se "të gjitha vendet ballkanike duhet të hyjnë në Bashkimin Europian, por Shqipëria duhet të izolojë të gjitha ato forca nacionaliste e regresive, të cilat pengojnë integrimin e saj... Hyrja në familjen evropiane kërkon respekt për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre".
"I pabazë pretendimi i zv/ministrit të Jashtëm grek për respektimin e komuniteteve fetare në Shqipëri. Në çdo plan historik apo aktual, individual apo shtetëror, shqiptarët dhe Shqipëria kanë qenë dhe janë model i harmonisë dhe tolerancës ndërfetare...Në këtë plan Shqipëria mund t’u japë leksione harmonie e bashkëjetese fetare shumë vendeve të BE-së dhe ndër më të parëve Greqisë...", është përgjigja e plotë e zv/ministrit të Jashtëm shqiptar, Kreshnik Çollaku.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com