Kosova pret që raporti i radhës i Bashkimit Europian për Kosovën të jetë pozitiv sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku gjatë një takimi që ka pasur me  përfaqësuesin special të BE-së njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Gjatë një takimi ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në agjendën evropiane të Kosovës ku Samuel Zhbogar, përgëzoi ministrin Çollaku për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke ofruar mbështetjen e BE-së, në zbatimin e saj.

"Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe u konstatua se raporti nga misioni vlerësues i muajit mars lidhur me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE-së në këtë proces, pritet të jetë pozitiv dhe do t’i hap rrugë vendimit meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës", thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat kosovare nga ana e Ministrisë së Integrimeve Europiane. 

Qytetarët e Kosovës presim me shumë interesim liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)