Çorovodë, zv/ministrja Çinari: Do
bëjmë investime të tjera në OSHE

Çorovodë, zv/ministrja Çinari: Do<br />bëjmë investime të tjera në OSHE<br>
Zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari ishte në Çorovodë ku pa nga afër nënstacionin e ri të ndërtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Një investim prej mbi 1 miliard lekësh është bërë në  sistemin elektro-energjetik, në rajonin e Beratit përfshi edhe nënstacionin e Çorovodës, gjatë tre viteve të fundit.

Zv/ministria u shpreh se: Jemi këtu në Çorovodë, në nënstacioni e ri elektrik 110/35/10 kV i cili i shërben 12 mijë banorëve të këtij qyteti dhe njëkohësisht edhe gjithë prodhuesve të energjisë elektrike që do të lidhen përmes këtij nënstacioni. Është një investim i përbashkët që bëhet mes OSHEE-së që ka ndërtuar nënstacionin dhe OST-së që ka ndërtuar linjën e transmetimit 110 kV që bën të mundur lidhjen e prodhuesve privat.
Nënstacioni është me parametra moderne, me një sistem automatik të menaxhimit të ngarkesës. Në vijim do të kemi investime të tjera, do të ndërtohet nënstacioni i ri i Kuçovës, do kemi investime në tension të ulët dhe tension të mesëm që do ti shërbejnë rritjes së sigurisë së furnizimit”, theksoi Zv/ministrja Çinari.

Nënstacioni i ri ndodhen në pozicion të rëndësishëm gjeografik, nyje strategjike për zhvillimin e tregut energjetik, rrit cilësinë e furnizimit me energji elektrike për qytetin dhe gjithë rajonin Skrapar, nga 6 në 10 kV, ku përfitues janë rreth 12 mijë abonentë.

Rëndësia e këtij nënstacioni është që të gjithë problematikat që ka patur kjo zonë përsa i përket cilësisë së furnizimit, nga ndërprerjet dhe limitimet që kishte linja e vjetër 35 kV nga Uzova në Poliçan e deri në Çorovodë, janë eleminuar. Nënstacioni vjen në ndihmë pasi mbulon të gjitha parametrat teknike të cilësisë së furnizimit të konsumatorëve të zonës”, sqaroi kreu i divizionit të shpërndarjes në OSHEE Petraq Lika.

Bashkë me nënstacionin u ndërtua nga OST edhe linja 110 kV Uznovë-Çorovodë, me vlerë 450 milionë lekë, duke u krijuar akses për lidhje në rrjetin e sistemit elektro-energjetik prodhuesve të rinj të energjisë elektrike
.Përtej nënstacionit, OSHEE në këtë rajon ka investuar rreth 360 milionë lekë, duke përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike në Berat, Kuçovë. 

U mundësua rikonstruksioni i rrjetit elektrik TM dhe TU, rikonstruksion dhe ndërtim kabinash, ku është vlerësuar e nevojshme. Janë të programuara tashmë edhe 600 milion lekë investime të tjera mes të cilave rikonstruksioni i nënstacionit të Kuçovës por edhe rrjeti i tensionit të mesëm dhe të ulët në Berat.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri