Ç'po ndodh mes Christiano Ronaldos dhe Irina Shayk?

Ç'po ndodh mes Christiano Ronaldos dhe Irina Shayk?
Futbollisti i njohur Christiano Ronaldo ka realizuar një nga performancat e tij më të dobëta në ndeshjen mes Real Madrid dhe Santiago Bernabeu.

Por mediat portugeze duket t’a kenë gjetur arsyen për një fakt të tillë. Ato nuk e justifikojnë lojën e tij të dobët me fillimin e sezonit por me çështjet private.

Ronaldo dhe e dashura e tij aktuale Irina Shayk janë në krizë, madje futbollisti gjatë pushimeve të verës është parë më prezantuesen portugeze Rita Pereira.

Zërat për probleme mes çiftit kanë qenë edhe më parë megjithatë janë shoqëruar gjithnjë me lajme për një martesë mes tyre. Të jetë ky fundi i lidhjes mes futbollistit dhe modeles?

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës