TIRANE - Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për “kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrimin e ushtarëve të rënë në luftën italo-greke; 1940-1941, në Shqipëri filluan punimet për gjetjen e kockave.
Kërkime do fillojnë në Prefektuat e Korçës e Gjirokastrës, respektivisht në Kalivaç të Pogradecit, Hormovë e Peshtani në Tepelenë si edhe në Peshkëpi e Poshtme të Gjirokastrës. Gjatë luftës italo-greke janë vrarë saktësisht 7.948, por nuk dihet sa janë vrarë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Sipas disa të dhënave, vetëm ushtarë grek që ishin nga ishulli i Kretës janë vrarë në Shqipëri 1.141 vetë. Një problem tjetër është se shumë ushtar u plagosën në Shqipëri gjatë luftimeve, por vdiqën nëpër spitalet ushtarake greke, besoj se edhe kockat e tyre Greqia do i kërkoj në tokën shqiptare.
NDËRTIMI I VARREZAVE KUSHTËZIM DHE NËNSHTRIM I SHQIPËRISË
Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë tregoji edhe njëherë se politikanët, ministrat, deputetët shqiptar u gjunjëzuan përpara presioneve greke për disa varre. Sot, ndërtimi i këtyre varrezave na duket si diçka normale dhe e shenjtë, por grekët kanë arritur të ngrenë tezën për edukimin e brezave të ardhshëm grek, se Shqipëria ka pushtuar Voriepirin (jugu i Shqipërisë) në luftën italo-greke. Të gjithë e dimë që po realizohen skenarë të tillë dhe heshtim, heshtim përpara tragjedisë që po na troket në derë. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë ishte vënë si kusht për ratifikimit nga ana e Kuvendit të Republikës Greke të MSA-së mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Kushtin për bllokimin e MSA-së për shkak të ndërtimit të varrezave e ka deklaruar atë kohë ish-nënkryetari i Kuvendit të Greqisë, Jorgos Surlas.
Lind pyetja: Çfarë kushti do të verë Greqia për pranimin e Shqipërisë në BE?
Mos po përgatitet terreni për shpalljen e autonomisë së Vorioepirit?
Përse Greqia nuk kërkon ndërtimin e varrezave të Ushtrisë Demokratike Greke (DSE) që udhëhiqeshin nga komunistët të vrarë në luftën qytetare 1946-1949 në territorin e Shqipërisë, në Malin Gramoz?
RRETH 10 MIJË KOMUNISTË GREK MUND TË JENË VRARË NË MALIN GRAMOZ
Në vitin 1946-1949 u zhvillua lufta qytetare në Greqi për pushtet midis forcave të djathta (IDEA) që ndihmoheshin pa rezerva nga Britania e Madhe, Sh.B.A. dhe forcave të majtat të njohura Ushtria Demokratike Greke(DSE) Në përfundim të kësaj luftës qytetare (1946-1949), u vranë 41.970 ushtarë të Ushtrisë Demokratike Greke që udhëhiqej nga komunistët, u dorëzuan 24.300, u kapën rob 23.950. U larguan nga Greqia për në vendet e Evropës, 70 mijë njerëz , pleq, gra dhe fëmijë.
Edhe pse të përçarë nga grindjet e brendshme, ushtarët e Ushtrisë Demokratike Greke(DSE) bënë një qëndresë heroike, por pa rezultat në malet e Vicit e të Gramosit, pak më në jug të kufirit me Shqipërinë. Edhe sot e kësaj dite, Gramosi ka një ngastër pa bimësi në terrenin e tij të pyllëzuar, ku ushtria mbretërore(IDEA) pati përdorur napalm, e para herë që ushtarët amerikanë mundën të vlerësonin efektet e kësaj lënde djegëse.
Ushtrija e majtë DSE e izoluar kishte përfituar ndihmë nga Shqipëria dhe vendet e tjera komuniste disa mushka me pushkë dhe dhjetëra topa. Strategjija e izolimit te forcave te Ushtrise Demokratike Greke në male ishte e gabuar dhe fatale. Ndërhyrja e aviacionit amerikan për asgjesimin e forcave të qëndresës ishte vendimtare. Forcat e djathta(IDEA) të mbretërisë greke kishin marrë nga aleatët e tyre Anglia dhe Sh.B.A ndihma ushtarake me vlerë 353, 6 milionë dollarë, ku hynin 159.922 armë të vogla dhe 4.130 mortaja e topa...
Pra, duke parë që gjatë luftës qytetare greke 1946-1949 janë vrarë në tokën shqiptare qindra apo mijëra ushtarë grek, atëhere pse qeveria greke nuk kërkon të ndërtohen varreza edhe për këta ushtarë që u vranë për ideologji dhe luftë për pushtet?!
VARREZAT SHQIPTARE TË ZHDUKURA NË SELANIK
Në shekuj Selaniku ka qenë i banuar nga shumë rraca njerëzish, si grekë, shqiptar, turq, çifut, sllavë etj. Të cilët kishin edhe varrezat e tyre në këtë qytet. Ligji grek përcakton që të vdekurit duhet të kenë varr të paguar nga familjarët e tyre. Kështu, bashkësia shqiptare që për shekuj kishte jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishin varrezat e tyre në një kodër. Por, në vitet 1974-1976 qeveria e asaj kohe greke urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot, ajo lagje quhet “TRIANDRIA”. Për çudi ende sot e kësaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ç’u bë me eshtrat e të vdekurve. Gjatë kërkimeve të mia historike në Selanik nuk gjeta asnjë dokumentacion që lagja Triandria kishte qenë varrezë e shqiptarëve. Në vitin 2003 ndesha në librin e Artë të Adresave të Selanikut një hartë ku si varrezë të shqiptarëve përcaktohej qendra Maqedoniko në lagjen e Neapolit. Por nga dëshmitë e njerëzve mësova se përpara kjo qendër kishte qenë varrezë e rumunëve dhe jo të shqiptarëve. E cila edhe kjo varrezë e rumunëve ishte prishur në vitet 1974-1976, me urdhër të qeveris greke. Për përcaktimin e saktë të varrezave të shqiptarëve në Selanik më ndihmoi djali i motrës së atdhetarit Avni Rustemit i cili në ato varreza kishte pasur varrin e prindërve. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976. Janë të vetme eshtra që nuk i zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po kështu një dokument për ekzistimin dikur varrezë e shqiptarëve në lagjen Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002. Ku Shahin Qenan Mesareja nipi i gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik të cilat janë zhdukur. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shërbyer komandat i ushtrisë turke në Greqinë e Veriut. I cili më 26 tetor të vitit 1912 u dhuroi grekëve qytetin e Selanikut midis pretendimeve edhe të ushtrisë bullgari. Shteti grek mund të zhduki varrezat e çdo kombi jogrek, ndërsa Shqipëria duhet të nderojë ushtarët grek që janë vrarë në Shqipëri si pushtues në luftën italo-greke të vitit 1941.
*ARBEN LLALLA - Historian
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com