Amerikanët mendojnë se Presidenti Barack Obama është presidenti më i keq i vendit që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë përfundim ka arritur një anketim amerikan nga universiteti Quinnipiac, i realizuar nga fundi i muajit të kaluar.
Në studim janë përfshirë mbi 1400 të anketuar, ku 33 % ë tyre e kanë renditur Obamën në fund të listës me 12 presidentët e SHBA që nga viti 1945. Presidenti aktual është renditur i fundit për shkak të trajtimit që i ka bërë ekonomisë, politikës së jashtme, kujdesit shëndetësor dhe terrorizmit. Një hap përpara Obamës është renditur Xhorxh Bush, ndërsa presidenti më i mirë është cilësuar Ronald Regan, i pasuar nga Bill Klinton.
/Shqiptarja.com