Çuçi flet për 4 rajone, Petrit Vasili
  "Nuk mund të jetë i njëanshëm"

Çuçi flet për 4 rajone, Petrit Vasili<br />  "Nuk mund të jetë i njëanshëm"
Përmendja e planit të qeverisë për ta ndarë Shqipërinë në 4 rajone në vend të prefekturave nuk ka marrë miratimin e LSI-së. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur i habitur për këtë nismë në Komisionin e Ligjeve, dhe është shprehur se nuk mund të jetë një vendim i tillë i njëanshëm. “Ne kemi një strategji shumë të qartë për trajtimin e këtyre zyrave. Një pjesë e madhe e tyre janë parashikuar edhe në këtë buxhet që do të shkrihen fare. Një sërë agjencish që kanë qenë në rajone, në qarqe, do të shkrihen. Por ne kemi edhe një koncept për ta koncentruar këtë shpërndarje, duke krijuar agjencitë rajonale që do të jenë dhe nuklet e zyrave të decentralizimit, sipas ndoshta 4 rajoneve.

Ky nuk është një sekret. Është një projekt që tashmë ne e kemi nisur në qeveri”,-tha Çuçi. LSI kërkoi përgjegjshmëri dhe më shumë fonde për qarqet. “Në rast se ka një qasje të tillë e fortë dhe parimore, para vendimmarrjes kërkohet ndërtimi i një raporti të ri, ndërmjet një strukturë që kushtetutshmërish është në nivel më të lartë dhe strukturave të reja që sapo u krijuan. Ky vendim është goxha i fortë s’mund të jetë i njëanshëm, nuk mund të jetë çështje vetëm në gjykimin e qeverisë, nuk mund të jetë kurrsesi i barabartë dhe kudo njëlloj, sepse kemi në Shqipëri ndryshe. Nuk është vendi i duhur për të folur për rajonet, sa do kemi 4-5 apo 6, nuk e di fare këtë diskutim. Ne flasim për situatën aktuale, dhe shprehim me buxhet për situatën aktuale.

Nëse kemi një strukturë dhe kemi një vendim të njëanshëm për ta zhdukur, është rasti për ta thënë”,-tha Petrit Vasili. “E gjithë shuma që është hequr është pikërisht paketa për mirëmbajtjen e rrugëve rurale. Në legjislacionin shqiptar nuk ka asnjë funksion ekskluziv të këshillit të qarkut. Në bazë të ligjit, organet e pushteti vendor ushtrojnë funksione të deleguara. Ligji që i parashikon funksionin, duhet t’i parashikojë dhe administratën përkatëse dhe paratë që i duhen për ushtrimin e funksionit”-sqaroi Ministri për Çështjet Vendore. Petrit Vasili këmbënguli në rritjen e fondeve për qarqet: “Ne kemi një qasje politike që do të thotë që atrofizon strukturën e qarkut? Po apo jo? Problemi që ju diskutuat për Rajonet është një çështje që nuk ka të bëj me mënyrën se si drejtohet pushteti vendor, që nuk ka të bëj me decentralizimin. Struktura e qarkut është një strukturë e zgjedhur dhe nuk është strukturë e emëruar”. Bledi Çuçi tha se qarkut nuk i është shmangur fond, veç rrugëve rurale, që kalojnë tek bashkitë.

 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike