Çuçi: Ndryshime kolosale në
përmirësimin e shërbimit ndaj qytetërve

Ministri i Çështjeve Vendore, Blendi Çuçi tha sot nga Elbasani se po bëhen ndryshime kolosale për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetërve. 

Çuçi tha se përmes zyrave me një ndalim “One-Stop-Shop”, po lind një mënyrë moderne shërbimi. 

Jam shumë i gëzuar që sot në Elbasan, po shohim lindjen e një mënyre moderne të shërbimit nëpërmjet atyre që quhet zyra për një ndalesë apo “One-Stop-Shop”. Kemi pilotuar Elbasanin nëpërmjet projektit “Star” falë donatorëve dhe partnerëve tanë, në mënyrë që të zvogëlojmë dhe zhdukim barrierat fizike në kushtet e krijimit të Bashkive më të mëdhaja. Kemi thënë që në fillim të procesit të reformës administrative territoriale që një nga sfidat tona do jetë që krijimi i bashkive më të mëdhaja mos të ndikojë në ofrimin e shërbimeve te qytetarët. Sot, e pamë sesi kjo gjë mund të bëhet dhe do të bëhet realitet. Ju e patë edhe vetë që një shërbim që merrej për 10,15 apo 30 ditë, qytetari e morri sot vetëm për 15 minuta. Jam shumë i lumtur që sot pamë modelin që kërkojmë ta shtrijmë në të gjithë Shipërinë”.

Ndërsa, kryebashkiaku i Elbasabit, Qazim Sejdini tha se shërbimi i zyrave me një shërbim është i shtrirë në Elbasan në 12 njësi administrative dhe 6 lagje të qytetit.

Këto deklarata, ministri i bëri pas vizitave që bëri në këto zyra.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut