TIRANË - Nga vëzhgimi i televizionit A1 Report rezulton se shoqëria “Agimi Travel” në harkun kohor të një muaji ka arritur të grumbullojë në mënyrë të habitshme rreth 600 klientë.
Nga të dhënat e qendrës Kombëtare të regjistrimit te bizneseve rezulton se shoqëria “Agimi Travel” me qendër në Fier është regjistruar për herë të parë si subjekt tregtar në datë 08.07. 2013, por kjo kompani me administrator Agim Muçajn është mbyllur dhe hapur disa herë.
Nga ekstrakti i QKR rezulton se Muçaj e ka mbyllur aktivitetin vetëm katër muaj pasi e ka nisur si biznes, teksa më 15 nëntor 2013 ka kërkuar pezullim aktiviteti.
Sakaq një vit më pas presidenti Muça vendos ta rihap aktivitetin teksa me 11.9.2014 ka rinisur punën e shoqëria e tij e udhëtimit.
Ndërkohë në faqen zyrtare në “Facebook” kjo agjenci, e cila u hap në muajin shtator njofton se më 20 nëntor e rinis aktivitetin e saj.

(Në Foto njoftimi i një muaji më parë i "Agimi Travel" për rinisjen e aktivitetit)
Në harkun kohor të 28 ditëve kjo agjenci ka mbërritur të mbledhë rreth 600 udhëtarë të cilët kishin destinacion Gjermaninë.
Këto të dhëna mund t’i shërbejnë policisë dhe prokurorisë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com