Çudira në Shqipëri, Tërbuni i vendit të
fundit mund kryesuesit e Skënderbeut

Çudira në Shqipëri, Tërbuni i vendit të<br />fundit mund kryesuesit e Skënderbeut
Befasi në Korçë. Dramë për Skënderbeun, ndërsa modestët e Tërbunit shkojnë nga ferri në parajsë, pasi mposhtën kampionët e Shqipërisë brenda në shtëpinë e tyre me rezultatin 2-3. U besojnë apo jo syve dhe rezultatit, e vërteta është që Tërbuni i vendit të fundit i dha një leksion Skënderbeut të vendit të parë duke i marrë tre pikë dhe shpresuar sërish për mbijetesën edhe pse duket shumë e vështirë.
 
Tërbuni e nis mirë ndeshjen duke shënuar dy herë me Lala 27′ dhe Jovanoviç 43′ dhe mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave, ndërsa në të dytën Skënderbeu barazoi me Salihin dhe Plakun dhe gjithçka po shkonte në favorin e vendasve që po tentonin golin e tretë.
 
Por në fund e pësuan golin e tretë nga Karakaci në të 90+3′ duke u shokuar. Humbja e kampionëve i jep mundësi Partizanit për t’iu afruar, nëse do të fitojë ndeshjen e së dielës.
 
Ndërsa në ndeshjet e tjera Flamurtari fitoi në Laç, ndërsa Kukësi barazoi me Teutën. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)