Ministri i Jashtëm i Polonisë ka habitur Uashingtonin dhe liderët e Bashkimit Europian me deklaratën e tij. Një revistë në Poloni thotë se ka siguruar regjistrime të një bisede private të ministrit të jashtëm të Polonisë, Radek Sikorski, ku thotë se aleanca e fuqishme e Polonisë me Shtetet e Bashkuara, ishte e pavlefshme dhe “madje e dëmshme, pasi e krijon ndjenjën e gabuar të sigurisë”.
Revista “Wprost” e ka publikuar një transkript të shkurtër, në të cilin personi i identifikuar si Sikorski përdorë gjuhë vullgare, duke argumentuar se aleanca Poloni – Shtetet e Bashkuara, mund t’i armiqësoj dy fqinjët kryesorë të Polonisë, Rusinë dhe Gjermaninë.
Ministria e Jashtme e Polonisë ka refuzuar të komentoj shkrimin e ndërsa dhe në Uashington ka pasur habi. Revista “Wprost” thotë se regjistrimi ka ndoshur në pranverë, dhe do të publikohet së shpejti i plotë. Gjatë vizitës së fundit të presidentit amerikan në Poloni, ai ofroi mbështetje të pakushtëzuar ushtarake pas kërcënimeve të Rusisë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com