Çuko: Gjenerali Pirro Ahmetaj ka
përdhosur figurën e ushtarakut

Çuko: Gjenerali Pirro Ahmetaj ka<br />përdhosur figurën e ushtarakut
Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Arben Çuko thotë se gjenerali Pirro Ahmetaj ka shkelur ligjin e depolitizimit dhe ka përdhosur figurën e ushtarakut me sulmet ndaj anëtarëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Çuko i ka bërë thirrje shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që të mbledhë Komisionin e Disiplinës për të marrë në shqyrtim këtë rast.
 
Statusi i Arben Çukos:
Turp per nje njeri me uniformen e Ushtarakut. Gjeneral Pirro Ahmetaj! Hiqi spaletat dhe pastaj mund te vjellesh vrer dhe hedhesh balte mbi Komisionin e Sigurise Kombetare. Ke shkelur rende ligjin e DEPOLITIZIMIT. Ke perdhosur keq figuren e USHTARAKUT. Je kthyer thjesht ne nje FALANGIST politik. Duke sulmuar KOMISIONIN E SIGURISE KOMBETARE tregove qe je thjesht nje sherbetor i tredhur. Helbete, qeni leh aty ku ha. I bej thirrje Shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA te mbledhe urgjent komisionin e disiplines dhe te mare ne shqyrtim kete gjeneraluc politik. I bej thirtje Ministres Kodheli te nxjerre nga radhet e FA ushtarin e mire Pirro. Turp, 1000 here turp per nje ushtarak. Hiqi spaletat dhe pastaj shko anetaresohu te partia e ustait tend, tashme pa mustaqe. Mos prit fundin e kohes, e shpejtove vete.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open