Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi përmes një statusi në rrjetin social facebook ka ironizuar kabinetin e ri qeveritar të prezantuar këtë të dielë nga kryeministri Rama.

Ajo i konsideron ministrat e rinj bijtë e diktatorit Enver dhe yje që do të vijojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit. Edhe ajo konfirmon sikurse kreu i PD-së Basha se do të jenë  përballë e në këmbë.

Statusi i Çupit

Fli i qetë shoku Enver . Bijtë e tu i ke në krye te vendit për ta mjeruar me shumë.

Qeveria e re në këmbët e vjetra e madje ka edhe aq të vjetra sa kthehemi te "krenaria" e regjimit komunist.

Edi Rama konfirmon ministrat që me "punën" e tyre telendisën Shqipërinë e shqiptarët katër vitet e fundit.

Këta "yje" do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve. Ne do të jemi aty përballë e në këmbë për të mos e lejuar këtë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com