Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se koronavirusi mund të shkaktojë “sëmundje të rënda” tek fëmijët dhe adoleshentët. Në raport thuhet se gjatë muajve të fundit ka pasur gati deri në një pesëfishim të shtrimit të fëmijëve në spital, që prej përhapjes në masë të variantit Delta.
Ndërkohë që theksohet edhe njëherë rëndësia e vaksinimit të këtyre grupmoshave, pasi CDC thekson se gjatë kësaj vere, adoleshentët e pavaksinuar u shtruan në spital me Covid-19 deri në 10 herë më shumë sesa adoleshentët e vaksinuar plotësisht.
Studimi u bazua në të dhënat e marra nga spitalet e 14 shteteve midis 20 qershorit dhe 31 korrikut, kur Delta u bë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara.
Gjetjet tregojnë "se vaksinat ishin shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda COVID-19" tek të rinjtë e moshës 12 deri në 17 vjeç, e vetmja grupmoshë pediatrike për të cilën është miratuar vaksina, tha CDC.
CDC thekson se variant Delta po shkakton raste më të rënda tek fëmijët dhe adoleshentët sesa versionet e mëparshme të virusit. Shenjat e sëmundjes së rëndë në atë grupmoshë ishin afërsisht të njëjta këtë verë siç ishin më herët në pandemi, tha CDC.
Përhapja e variantit Delta ka rritur ndjeshëm infeksionet në shkallë globale, duke rikthyer kufizimet në një sërë vendesh. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins janë identifikuar afro 219.8 milionë të infektuar, nga të cilët 4.5 milionë kanë humbur jetën.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Një Donald Trump ndryshe
27 Janar, 16:46
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar, 16:05
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar, 15:25
-
Sa është e mundur realisht marrja e Groenlandës nga SHBA?
27 Janar, 12:27
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Kolumbia tërhiqet, pranon kthimin e emigrantëve! SHBA heq tarifat 25 %, por pezullon vizat e sanksione për zyrtarët që refuzuan uljen e 2 avionëve
27 Janar, 07:26
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
Larg Duart nga femijet o qelbesira te felliqura.
PërgjigjuKeto lajme cojani Manastirlliut se do hap shkollat po ska hap vaksinimin. Po kush e vret mendjen per brezin e ei ne kete vend
Përgjigju