Reperi shqiptar Unikkatil (Viktor Palokaj), ka emocionuar ndjekësit me një postim të fundit në rrjetet sociale, kushtuar vëllait të tij të ndjerë, Mentorit.

Përmes një fotografie të tij, artisti ka ndarë dhimbjen për mungesën e vëllait, duke kujtuar dëshirën që ai kishte gjithmonë për ditëlindje.

“Çdo ditëlindje vëllai im më ka kërkuar vetëm këngë. Shpirti i tij e ka ndier këtë këngë që e bëra për ditëlindje ama sonte para mesnatës e dëgjoni edhe ju. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im!”, shkruan reperi krah postimit.

Kënga, tashmë e publikuar në kanalin zyrtar, mban titullin “Copa copa.”

Mentor Palokaj u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar.