Çdo gjë ka për të ecur më së miri sot...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

Çdo gjë ka për të ecur më së miri sot...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

DASHI 21. mars - 20. prill

Marsi do ju bëjë të qeshni dhe të ndiheni përherë morë gjatë kësaj dite. Nuk do keni as shqetësimin më të vogël me njëri-tjetrin. Beqarët do jenë më sensualë falë ndikimit të Jupiterit dhe do kenë disa takime euforike. Zemra e tyre do ndihet përherë mirë. Financat do jenë më stimuluese dhe aspak problematike. Mund të ndihmoni edhe disa miq të ngushtë.

DEMI 21. prill - 21. maj

Sot më në fund do arrini të zgjidhni disa nga problemet më të mëdha të jetës tuaj në çift dhe në mbrëmje do ndiheni më të qetë. Beqarët ka shumë mundësi që për shkak të ndihmës së madhe të Mërkurit ta gjejnë shpirtin e tyre binjak me të cilin do kalojnë gjithë jetën. Në planin financiar nuk keni për të qenë me shumë fat kështu që shmangni shpenzimet e mëdha.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Çdo gjë ka për të ecur më së miri sot në jetën tuaj në çift. Gëzimi, lumturia dhe hareja do mbizotërojnë gjithë kohës. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë ta humbasin lirinë e tyre dhe do mundohen të shmangin çdo person që do i ftoje për të dalë. Shpenzimet do i kryeni pa bërë asnjë llogari më parë kështu që gjendja ka për të pasur tronditje të herëpashershme.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Sot do jeni shumë lozonjarë dhe të dashur me partnerin tuaj. Ju do ja mbushni atij plotësisht mendjen se jetesa pranë jush është me të vërtetë një mrekulli. Beqarët nuk do jenë me shumë fat, por kjo nuk do i trishtoje aspak. Në fund të fundit ata nuk kanë kërkuar me patjetër ndryshim të statusit. Në planin financiar të gjithë planetët do bëhen bashkë dhe do ju ndihmojnë të zgjidhni problemet.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Sot, ju të dashuruarit do futeni në një periudhë shumë më të qetë nga më parë. Zemra do ndihet shumë mirë dhe do i shpresë akoma më tepër ndjenjat. Për beqarët do favorizohen pafund njohjet e reja me persona me vlera të shumta. Me financat do jeni shumë të përgjegjshëm kështu që për fatin e mirë nuk do ju dalin aspak probleme.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Mos merrni vendime të nxituara për asnjë lloj arsyeje sot ju të dashuruarit sepse përndryshe do vuani shumë në të ardhmen. Ju beqarët do keni kurajën t'i shprehni ndjenjat dhe do ndiheni më të qetë edhe pse jo të gjithëve do ju kthehet pëlqimi mbrapsht. Rripin e shpenzimeve duhet ta shtrëngoni edhe më shumë në mënyrë që gjendja të mbetet e mirë.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Nëse jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin tuaj sot, por gjithsesi marrëdhënia mes jush do ngrihet sërish në mbrëmje. Beqarët do kenë një jetë mjaft aktive dhe do mund të kenë njohje të njëpasnjëshme. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj kështu që pa frikë mund ta bëni çdo investim që keni menduar.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Perspektivat për sektorin e dashurisë së çifteve do jenë shumë të mira sot. Çdo gjë do ecë shumë mirë me partnerin dhe do merrni vesh për gjithçka me të. Beqarët do joshin me pasion dhe askush nuk do mund t'iu shpëtojë. Dita do jetë perfektë për ta. në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Më në fund do arrini të zgjidhni edhe disa probleme me të cilat ishit përballur më parë.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Sot do mund të zgjidhni disa nga problemet më të mëdha që keni pasur në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni shumë më të qetë nga më pare. Edhe ju beqarët do zgjoheni optimistë dhe nuk do ndaleni së kërkuari princin e kaltër. Takimet interesantë nuk do mungojnë sidomos në ambiente të hapura. Saturni do ketë ndikim të keq tek financat dhe gjendja e tyre mund të dobësohet.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Ditë plotësisht e qëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni vetëm diskutime të qeta me partnerin dhe nuk do qaheni për asgjë. Beqarët duhet të tregohen sa më të matur dhe nuk duhet kurrsesi të ecin me vrap drejt një personi të panjohur. Në planin financiar ka rrezik që herë pas here të dalin goxha probleme. Kujdes dhe vetëm kujdes!

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Jupiteri do e influencoje negativisht jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Ruani gjakftohtësinë sa më shumë. Beqarët do kenë një romancë shumë të bukur dhe jeta e tyre do marre rrjedhën e shumë ëndërruar. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm edhe sikur gjendja të jetë e mirë për momentin.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Klima e trazuar do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite kështu që herë pas herë nuk do mungojnë as debatet. Princi i kaltër do shfaqet në një mënyrë të paparashikuar nga beqarët. Sot dita do jetë me të vërtetë shumë e veçantë. Sektori i financave do ndikohet pozitivisht nga yjet dhe gjendja do jetë goxha e mirë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura