Çdo synim i juaji mund të realizohet! Horoskopi për ditën e sotme

Çdo synim i juaji mund të realizohet! Horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Gjatë kësaj dte do të jeni nën një atmosferë miqësore, të ngrohtë dhe dashurie. Mund të jeni pjesë e një eventi festiv ose e një dreke familjare. Këtë ditë do të dëgjoni fjalët që keni pritur prej kohësh nga partneri, partnerja juaj.

Demi

Do të ndiheni shumë të irrituar. Gjendja financiare nuk do të jetë ashtu sikurse ju dëshironi duke ju shkaktuar stres. Mos u përpiqni të luftoni me rrethanat. Rekomandohet të mos mendoni rreth problemeve, por të relaksoheni.

Binjakët

Binjakët nuk do të jenë të lumtur këtë të mërkurë. Një gjendje e tillë mund të vijë për shkak të një konflikti me të afërmit tuaj. Mos u tregoni të ashpër kur debatoni, vetëm për të mbrojtur idenë tuaj. Ka gjasa që disa Binjakë mund të përfshihen në disa punë emergjente.

Gaforrja

Nuk do të jeni të saktë teksa kryeni disa përllogaritje matematikore. Si rezultat i kësaj, mund të gaboni gjatë një plani financiar. Shmangni çdo plan për të ardhmen gjatë kësaj dite. Megjithatë, në mbrëmje do të kaloni momente të këndshme në shoqërinë e miqve të ngushtë.

Luani

Për Luanët nuk parashikohen as probleme të vogla dhe as të mëdha. Megjithatë, kjo ditë parashikohet të jetë e mërzitshme. Ndoshta mund të qëndroni në shtëpi duke bërë punë, duke ndihmuar familjen ose duke diskutuar për të ardhmen. Gjatë mbledhjeve në familje mos këmbëngulni në vizionin tuaj për një çështje të caktuar.

Virgjëresha

Nuk rekomandohet të ndjeni keqardhje për të kaluarën apo të kritikoni veten. Të gjithë këto mund të ndikojnë negativisht si në fizik ashtu edhe në gjendjen tuaj psikologjike. Do të ishte shumë më mirë nëse dilni ose të shkoni në një udhëtim të shkurtër.

Peshorja

Menaxhimi i kohës dhe kursimi i energjisë do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja këtë të mërkurë. Detyra kryesore e së mërkurës mund të jenë punët e shtëpisë, argëtimi me fëmijët. Në një moment do të dëgjoni një telefonatë ku partneri juaj ju shpreh ndjenjat.

Akrepi

Sjellja e Akrepëve këtë të mërkurë mund të jetë e paparashikueshme. Ka gjasa që thashethemet të përhapen shumë shpejt. Ata që nuk janë në gjendje të përballojnë një situatë të tillë duhet të tregohen të kujdesshëm.

Shigjetari

Çdo synim i juaji mund të realizohet nëse veproni me vendosmëri dhe duke mos qenë nën presion. Kërkoni mbështetje nga të afërmit tuaj. Në fund të ditës do t’i harroni problemet dhe do t’i përkushtoheni partnerit/partneres suaj.

Bricjapi

Për Bricjapët kjo ditë premton të kalojë me trazira. Është koha e duhur të kujdeseni për veten, të ndryshoni stilin e flokëve, të blini veshje të reja ose të flisni hapur me partnerin/partneren. Mos hezitoni të merrni pjesë nëpër diskutime interesante.

Ujori

Ujorët do të dëgjojnë shumë këshilla të vlefshme këtë të mërkurë. Nëse ndërprisni dikë teksa po përpiqet t’ju mësojë, do të ofendohej shumë. Arroganca nuk do të pritet mirë në shtëpinë tuaj. Kërkoni mënyrat për të rënë në kompromis me të afërmit tuaj.

Peshqit

Peshqit mund të zhgënjehen. Arsyeja për këtë mund të jenë veprimet e një shoku/shoqes suaj ose përfshirja në një trekëndësh dashurie. Mund të jeni edhe dyshues ndaj bashkëshortit/bashkëshortes suaj. Mos u përpiqni të merreni me probleme që nuk i keni të qarta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH