Një pasagjer në avionin e  “Enter Air”,  i cili po udhëtonte nga Spanja në drejtim të Varshavës në Poloni, ka kërcënuar se kishte një bombë dhe do ta aktivizonte atë nga momenti në moment.

Si pasojë e situatës së krijuar avioni me destinacion Varshavën ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin e Pragës, ku policia çeke ka bërë arrestimin e personit i cili kishte kërcënuar me aktivizimin e bombës që pretendonte të kishte më vete në bordin e avionit.

Policia çeke ka deklaruar se personi i arrestuar është pola, ashtu si edhe shumica e 160 pasagjerëve në bordin e avionit të “Enter Air”.

Ministri i Brendshëm cek, Milan Havanec, është shprehur se “me shumë mundësi kemi të bëjmë me një person të sëmurë, se sa një sulm terrorist”.

Ndërkohë avioni është duke u kontrolluar nga forcat e policisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com