Çeki, ministri i Jashtëm, Zaoralek:
Jemi sulmuar nga një tjetër shtet

Çeki, ministri i Jashtëm, Zaoralek:<br />Jemi sulmuar nga një tjetër shtet
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se ministria e Jashtme ka qenë viktimë e një sulmi kibernetikë, ku janë hakuar llogaritë e postës elektronike të shumë zyrtarëve  përfshirë edhe llogarinë e tij.

Zaoralek është shprehur se sulmi kibernetik ka qenë shumë i sofistikuar dhe ekspertët kanë dalë në përfundimin se ky sulm është kryer nga një shtet i huaj, por ai nuk ka dhënë asnjë të dhënë se për cilin shtet mund të bëhej fjalë.

Gjithashtu në konferencën për shtyp ai ka është shprehur se sulmet kanë qenë të ngjashme me ato të zhvilluara në Amerikë gjatë zgjedhjeve presidenciale kundër Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ministri i Jashtëm ka sqaruar se edhe pse është marrë një sasi e madhe informacioni, sulmuesit nuk kanë mundur të marrin informacione sekrete.

Ndërkohë ai ka bërë thirrje për rritje të fondeve për rritje e sigurisë kibernetike në vend.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje