Konflikti
Republika Çeke ka paraqitur padinë e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Tiranës, pasi autoritetet shqiptare revokuan licencën e CEZ, konfiskuan pasuritë e saj dhe e detyruan kompaninë të largohet nga vendi. CEZ po kërkon kompensim për dëmtimin e investimit të saj në kompaninë CEZ Shpërndarje, e cila është modernizuar dhe zgjeruar në koston e 100 milionë eurove. Bisedimet midis Pragës dhe Tiranës për këtë çështje aktualisht janë të bllokuara. Ndërkohë, më herët këtë muaj, Komisioni Evropian mbështeti statusin e vendit kandidat në BE dhe një votë në lidhje me këtë çështje pritet gjatë verës nga të gjitha shtetet anëtare.
Enti Rregullator i Energjisë më 21 Janar 2013 i hoqi Kompanisë CEZ Shpërndarje, të dyja licencat që ajo zotëronte në sektorin shqiptar të energjisë, ajo për shpërndarjen dhe tjetra për furnizimin publik me pakicë të energjisë elektrike. Në po të njëjtën ditë, ERE-ja i kërkoi Këshillit të Ministrave të procedonte me shpronësimin e aseteve të kompanisë çeke “CEZ”. Heqja e licencave të CEZ u krye me argumentimin e shkeljes së kontratës për mos furnizimin me energji dhe gjithashtu për mos uljen e humbjeve në rrjet.
Vendimi i marrë nga ERE në 21 janar 2013 u bë në momentin kur kjo kompani vendosi ndërprerjen me energji elektrike të gjithë ujësjellësve në vend që kishin detyrime financiare ndaj CEZ. Por ky urdhër i dhënë nga CEZ në atë kohë gjeti përplasjen me qeverinë Berisha ku ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka urdhëroi të gjitha strukturat e policisë që t’i arrestojnë punonjësit e CEZ që do të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike të ujësjellësve. Menjëherë pas kësaj, ajo mori edhe vendimi i cili nxiti edhe debatin e fortë në arbitrash ndërmjet Çekisë dhe Shqipërisë, ajo i anulimit të licencës dhe konfiskimin e të gjitha aseteve në Shqipëri. Kësisoj kjo pikë e nxehtë ndërmjet dy shteteve mund të bëhet edhe klauzola për refuzimin e statusit nga pala çeke.
Nacionalistët grek
Faqja e nacionalistëve grek “Defencenet.gr” akuzoi dje Ministrin e Jashtëm grek Venizelos se ka tradhtuar vendin e tij duke mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit Evropian. Përmes një shkrimi në faqen e tyre elektronike ata theksojnë se Venizelos u angazhua për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe si “shkëmbim” nuk ratifikojnë marrëveshjen për zonat ekskluzive ekonomike. Portali grek, i cili preferon që çdo zhvillim negativ për Greqinë ta shpjegojë me implikim të Turqisë, komenton se edhe mbrapa refuzimit të Tiranës për marrëveshjen ndodhet Ankaraja dhe se kryeministri Edi Rama vepron si altoparlant i Turqisë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)