Praga vazhdon t’i qëndrojë idesë se do të bllokojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, i cili do të vendoset në fund të muajit qershor. Shkak për këtë vendim është konflikti për kompainë e shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ.
Sekretari i Shtetit për Çështjet e Bashkimit Europian, Tomas Prouza ka thënë se marrja e statusit kandidat nuk bazohet vetëm në një çështje të caktuar, por ai shtoi se ka disa rregulla bazë që duhen ndjekur nga çdo shtet i BE.
Një ditë më parë edhe kryeministri çek, Bohuslav Sobotka i socialdemokratëve tha se Republika Çeke e mbështet në përgjithësi zgjerimin e BE në Ballkan, por tha se “Republika Çeke është përfundimisht e interesuar që të mbrojë investimet e huaja në Shqipëri, stabilitetin e mjedisit për biznesin dhe luftën kundër krimit të organizuar”.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com