Në vizitën e tij të parë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka bërë deklarata të forta.

Niveli i krimit është në rritje, në qytetin e Elbasanit dhe nuk po bëhet fjalë për nivelin e krimit të zakonshëm por kemi të bëjmë me krimin e organizuar. Këto kërkojnë vëmendje të veçantë nga strukturat e shtetit, nuk mundet që një qytet të kthehet në skenë lufte mes bandave për kontrollin e territorit. Kjo është maja e ajsbergut të asaj çka po ndodh në qytetet e tjera të Shqipërisë. Niveli i bashkëpunimit me strukturat e shtetit të ngrihet në nivele të tjera. Ne nuk na mungon eksperienca.

Të mbështesim Prokurorinë dhe Policinë e Elbasanit me të gjitha mjetet që ata do të kenë nevojë. Përgjigja për situatën që po ndodh në Elbasan nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Policisë dhe Porkurorisë në Elbasan, ka struktura të tjera në nivel qëndror që duhet të përfshihen, ashtu siç duhet të koordinohet puna me Prokurorinë e Posaçme.

Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme, të rinjtë e Elbasanit nuk mund të rekrutohen nga bandat. Nuk mund të jetë kjo prespektiva e tyre. Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70. Asnjë para nga fondet publike nuk duhet të shkojë në bizeset që kanë ngritur organizatat kriminale. Kjo është e patolerueshme.

Çdo element i evazionit fiskal duhet të hetohet nga instituicionet e porsangritura. Çdo aset me origjinë të jashtëligjshme duhet të hetohet. Nëse nuk godasim asetet e krimit, nuk do të kemi sukses. Edhe veprimet e dhunshme në rrugët e qyetit, nga to mund të dalin lidhje me elementë të grupeve kriminale. Ka nevojë për një qasje strategjike, të ngrihet niveli i organizimit.”-tha Olsian Çela.