VLORË - Aksioni i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për ndërprerjen e energjisë për të gjithë debitorët ka mbërritur në qytetin e Vlorës. Kreu i OSHEE, Ardian Çela, njëherësh administrator i këtij operatori shkoi për të parë nga afër situatën dhe për të ndjekur operacionin e kontrollit ndaj bizneseve.
Çela u shpreh se u është ndërprerë energjia rreth 400 subjekteve debitore në Vlorë dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për bizneset. Kreu i OSHEE veçoi se afati i fundit për shlyerjen e kamatëvonesave është 15 korriku.
Në Vlorë është prezantuar edhe drejtori i ri i OSHEE për këtë qytet, Anduel Tahiraj qe zëvendëson Julian Demaj i shkarkuar disa muaj më parë.
Në qytetin bregdetar nga 3200 subjekte private që operojnë, 2700 prej tyre janë subjekte debitore ndaj OSHEE për mos shlyerje të faturave të energjisë elektrike.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO