Çelaj, kampioni i boksit që u shpërblye me vetëm 14 mijë lekë: Shpresoj të largohem jashtë vendit (VIDEO)

Më 9 nëntor boksieri Klevis Çelaj nga Vlora u shpall kampion i Shqipërisë në kategorinë 52 kilogramë. Një triumf i pabesueshëm për një boksier i cili prej tetë vitesh stërvitet në kushte të mjerueshme. Siç tregon edhe ai vetë, thesi i boksit por edhe dorezat, janë dhuratë e një shoku të tij që ka një dyqan me veshje sportive në Vlorë.

“Duhen shumë kushte të cilat mungojnë, siç duket edhe në video të shtëpia, pasi të ishte ndryshe nuk dilja në televizion. Nuk di ç’të them dhe unë më shumë,”-shprehet Çelaj.

Që prej ditës së parë kur ka nisur stërvitjen Klevisi thotë se ka qenë vetëm. Në të gjithë këto vite ai nuk ka marrë mbështetje nga askush, duke filluar nga federata e deri te pushteti lokal, ndërsa lidhur me shpërblimin që mori pasi u shpall kampion 30-vjeçari shprehet:

“Ato ishin 140 mijë lekë të vjetra.”

Për dietat që i duhen një sportisti as që bëhet fjalë, por në mesin e shumë vështirësive dhe varfërisë që rrethon, Klevisi nuk humbet rastin të falenderoj të vetmin që e ka ndihmuar:

"Falenderoj presorin tim që mora këtë titull kampion se pa presorin te ai ring nuk do të isha ngjitur. Kur të gjithë të tjerët në emisione kanë bërë shou me familjen time ai më ka dhënë dorën në të gjithë këto vite."

Kampioni jeton në një shtëpi të vjetër në Vlorë me nënën, motrën dhe tezen, persona të cilët presin të ushqehen prej tij. Gjithsesi në fund ai thotë se nuk do ti ndahet ëndrrës që ka pavarësisht se shpresa e vetme është që të largohet nga vendi.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • influence: 22/11/2019 09:33

    car sporti behet ne shqiperi buke te thate e ste del , rrogat e majme per drejtuesit e sporteve e komitetit olimpik qe jane te varur nga hajduti legjendar ilir kokdashi

    Përgjigju
  • LIPIVANI.S: 21/11/2019 10:30

    Do te shpetoj MULI i Lsi or cun. Ai qe ben bamiresi me leket e punonjesve te Aviacionit.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 21/11/2019 08:46

    Kam deshire te ndihmoj kete sportist ( shihet edhe nga pa ja po edhe nga te folurit qe eshte nje njeri i mire), por une vetem nuk eshte se do bej ndonje ndryshim te madh - nuk eshte ky qe kerkon lemoshe ( larg asaj qofte - e ka deshmuar qe eshte karakter me i forte se shumica prej nesh) - por besoj qe shteti ( disi te gjej nje menyre) - ne fund te fundit e meriton pa asnje dyshim se eshte kampion.

    Përgjigju
    • Per Kacija: 21/11/2019 15:20

      Shoku, ky ka FB, e kontakton aty dhe e takon diku te Globe, sepse po stervitet te nje palester aty. Bej kaq njehere indvidualisht (une aty e takova), pastaj bashkerisht nuk i dihet. Pergezime qe mundohesh me mundu sido dhe sado.

  • koli: 21/11/2019 00:30

    LERE BOKSIN MOR DJALE,,,mos demto veten ,,gjej nje pune tjeter,,....nuk ke per tu bere tajson..

    Përgjigju
  • Fshatari: 20/11/2019 22:34

    Shiko, kjo pune e shperblimit të meritokracise ne Shqiperi eshte si puna e nje semundjeje ne trup. Kur trupi eshte i sëmurë laje, ushqeje, vishe sa të duash, ai nuk do shkelqeje sepse eshte i semure. Keshtu edhe meritokracia ne Shqiperi e cila nuk shkelqen, nuk trajtohet aty ku duhet sepse Shqipërinë e ka marë lumi. Felliqesirat rrugecer e mbajnë peng për 30 vjet. Domosdo qe ketij djali do i jepnin vetem 14 mije lek sepse milonat i marrin rrugecerit politikane e fëmijët e tyre qe bredhin me kur va. Rrugaceria, harbuteria, hajduteria duhet të zhduket njehere e mire! Vetem keshtu do të shperblehet meritokracia!

    Përgjigju
  • eaw: 20/11/2019 19:06

    I kane mbetur arrat ne fyt ketij komentatorit qe flet kshtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave