Çelçima fushatë në
Shqipëri, i kërkuar në Itali

Çelçima fushatë në <br />Shqipëri, i kërkuar në Itali
TIRANE- Ervin Çelçima, anëtar i këshillit bashkiak të Kavajës, i arrestuar pak ditë më parë në Itali, ka konkuruar për të qenë përfaqësues i popullit në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, edhe pse ka qenë në kërkim ndërkombëtar, me akuzën për trafik droge. Ai ka qenë i pandehur bashkë me disa mafiozë siçilianë dhe u kap pas gjashtë vitesh kërkimi, ndërsa kishte zbritur në aeroportin e Xhenovas. Ervin Çelçima, lindur në 1977, u arrestua në 10 dhjetor në aeroportin e Xhenovas, sepse ishte në kërkim ndërkombëtar, me urdhër të Prokurorisë së Kaltanisetës (Siçili) që nga viti 2005. Arrestimi i tanishëm ka lidhje me hetimet që ka bërë antimafia italiane në Kaltaniseta të Siçilisë, për lidhjet e tij me mafiozët italianë. Çelçima ishte arrestuar në natën e 12 dhjetorit 2000, mes 21 personave të tjerë të pjesëtarë të një organizate italo-shqiptare, që kishte aktivitet kriminal në shpërndarjen e drogës, shfrytëzimin e prostitucionit, vënie gjobash dhe në trafik armësh.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët