Çelen aplikimet për projektet e Mbrojtjes Civile, Vengu – bashkive: Aplikoni! Paketë edhe për zonat e thella

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, e nisi nga qarku i Durrësit turin informues me bashkitë e vendit, pas çeljes së aplikimeve për paraqitjen e projekteve nga njësitë vendore në kuadër të Mbrojtjes Civile.

Në takimin, ku morën pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako e përfaqësues të bashkive të tjera të qarkut, ministri Vengu bëri thirrje për të aplikuar.

“Sot kemi shpallur thirrjen për qeverisjen vendore, për sa i përket projektit të infrastrukturës parandaluese për mbrojtjen civile. Një thirrje shumë e rëndësishme për vetë faktin se kemi një mbështetje të konsiderueshme buxhetore nga qeveria shqiptare dhe jemi në bisedime me Ministrinë e Financave, në mënyrë që viti 2025 t’i gjejë të gjitha bashkitë me një projekt domethënës për mbrojtjen civile”, theksoi Vengu.

Ai shtoi se ka pasur vështirësi në planifikim, financim dhe në zbatim.

“Fundi i vitit na ka gjetur në situata ku bashkitë kanë qenë në vështirësi për të shfrytëzuar fondin, ndaj në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe AKMC-në, ne mendojmë që t’jua lehtësojmë procesin. Ju bëjmë thirrje tani, që të keni projektet në mënyrë që të lëvrojmë fondet dhe viti 2025 ju gjen me të gjitha kushtet për të vepruar”, tha ministri Vengu.

Ministri Vengu, shtoi njëherësh se përgjegjësia bie te pushteti vendor që duhet të ketë reagimin e shpejtë në raste fatkeqësish, ndaj të gjitha strukturat duhen fuqizuar.

“Risia këtë vit është se ne jemi të vetëdijshëm për faktin se bashkitë kanë shtrirje të madhe territoriale, mbulojnë zonat urbane, por edhe ato rurale, por te zonat e thella malore dhe pyjore është vështirë të ndërhyhet. Ndaj, do ketë një paketë financiare të dedikuar që të investoni në mjete për të ndërhyrë në këto zona të vështira, për të shuar zjarre apo për të hapur shtigje të reja”, shtoi ministri.

Kreu i AKMC-së, Haki Çako theksoi se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që ka dhënë qeveria shqiptare, për t’i paraprirë në kohë me investime, për zvogëlimin e riskut, por edhe eliminimin e pasojave.

“AKMC është në gatishmëri të plotë për të administruar dokumentacionin nga të gjitha bashkitë, por duam që të jemi më të përgatitur në ato aspekte që sjellin një risk të shtuar”, u shpreh Çako.

Kryebashkiakja Emirjana Sako u shpreh se kërkohet angazhim nga institucionet e qeverisjes vendore. 

“Durrësi vitet e fundit është përballur me tërmetin, pandeminë, zjarret gjatë periudhës së verës që janë të përvitshme. Kjo situatë kërkon angazhim shumë të madh nga institucionet e qeverisjes vendore, buxhetim për blerjen e mjeteve zjarrfikëse dhe një mirëmenaxhim të situatave”, tha ajo. 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër