TIRANE- Kina ka çelur aplikimet për bursa për studentët ndërkombëtarë. Është pikërisht International College of Northwestern Polytechnical University of China që ofron bursa, një program që shërben për të tërhequr studentët ekselent nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe për të përmirësuar edukimin në Kinë. Sipas afatëve të përcaktuara studentët kanë mundësi aplikimi nga data 1 maj deri në 20 qershor 2014, për studentë nga 16 vende të ndryshme ku përfshihet edhe Shqipëria.

Në kushtet e përcaktuara këto bursa mbulojnë tarifat e shkollimit, tarifat e teksteve, tarifat e regjistrimit; tarifat e konviktit (shpenzimet e energjisë elektrike dhe të ujit nuk janë të përfshira), tarifa mujore.

“Bursa është e hapur për mobilitetet e studentëve, vizitat afatshkurtër, studime të gjuhës Kineze, trajnime, etj. (duke qëndruar të paktën 3 muaj në Kinë). Studentët që kanë interes të studiojnë në NPU mund të dorëzojnë aplikimet e tyre në Zyra Ndërkombëtare të NPU në Evropë dhe në vendet e tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar. Sa i përket llojeve të bursave që ofrohen ato janë bursa të plota dhe tarifa mujore nga qeveria kineze.

Bursa ekselente për studentet e vitit të parë, jepet në semestrin e parë. Shuma e Bursës është nga 10 000 RMB (afërsisht 1162.50 euro) në 20 000 RMB (afërsisht 2325.00). Një tjetër bursë është ajo vjetore. Kolegji ndërkombëtar do të vlerësojë performancën e studentit në vitet e kaluara. Bursa arrin vlerat nga 4000 RMB (afërsisht 465.00 euro) në 9000 RMB (afërsisht 1046.25 euro). Po kështu edhe bursa Wu Yajun, e cila është nga 5000 RMB (afërsisht 581.25 euro) në 10 000 RMB (afërsisht 1162.50 euro).

Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)