Celentano rikthehet në Festivalin e Sanremo-s

Celentano rikthehet në Festivalin e Sanremo-s
Adriano Celentano do të jetë në festivalin e Sanremos, në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Rai1, Mauro Mazza nga Qyteti i Luleve, në konferencën zyrtare për shtyp të festivalit. Ndërsa këngëtari tjetër Gianni Morandi, që do të jetë edhe moderator i evenimentit kryesor të kulturës, nuk e ka fshehur gëzimin për pjesëmarrjen e kolegut. “Ai është Sanremo-ja, pikërisht këtu filloi në 1961-shin, kur këndoi “24 mijë puthje”. Ai është historia, është muzika, pjesëmarrja e tij është e padiskutueshme”, ka deklaruar Morandi. Këngëtari i njohur është shprehur me superlativa për të: “Është njësoj sikur festivali i Sanremos të ishte festivali i Celentano-s, me mësimet e tij dhe kjo do të na ndihmojë”. Pjesëmarrja e këngëtarit që së fundmi publikoi albumin e tij të ri “Faciamo Finta Che Sia Vero”, u diskutua për një kohë jo të shkurtër në qarqet mediatike italiane, e shoqëruar me një seri polemikash.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset